Ballkani u përgjigjet rivalëve, Gjilani i Mezanit thyen Flamurtarin

schedule15:03 - 23 Shkurt, 2020

schedule 15:03 - 23 Shkurt, 2020

Ballkani i përgjigjet Dritës dhe Prishtinës, teksa ka fituar ditën e sotme kundër skuadrës së Ferizaj me rezultatin 3-0. Ekipi nga Suhareka e zhbllokoi ndeshjen kur ishin luajtur 25 minuta, me Kuc që me një goditje nga distanca mposhti portierin mik.

Goli i qetësisë erdhi pesë minuta nga fundi i ndeshjes, kur Arbër Hoxha shënoi me penallti. Në shtesë u akordua një tjetër 11-metërsh, që u ekzekutua nga portieri Ruxhi dhe u kthye në gol. Një fitore shumë e vlefshme për Ballkanin, që ruan distancën prej tre pikësh me Prishtinën dhe Dritën.

Gjilani ka reaguar pas humbjes në derbi dhe sot skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 ekipin e Flamurtarit të Prishtinës. Prurja e janarit, Sebino Plaku, ishte ai që shënoi golin e parë, kurse Tomislav Busic vulosi fitoren e bardhekuqve.

Trepça ’89 ka bërë detyrën ndaj Dukagjinit të vendit të fundit. Një ndeshje që nuk nisi si duhet për ekipin nga Mitroviva, pasi Mark Milicaj i ndëshkoi. Një penallti në pjesën e dytë rikthyer baraspeshën, me Manajn që u tregua i saktë. Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt ai shënoi edhe golin e fitores për Trepça ’89

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 19
E diel, më 23 shkurt 2020, ora 13:00

Ballkani-Ferizaj 3-0
Shënues:
Kuc 26′, Hoxha 85′ (pen.), Ruxhi 92′ (pen.)
Gjilani-Flamurtari 2-0
Shënues:
Plaku 38′, Busic 68′
Trepça 89-Dukagjini 2-1
Shënues:
Manaj 69′ (pen.), 88′ / Milicaj 24′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!