Ballkani “shkelm” rivalëve të Dritës, Gjilani i Mezanit ngjitet i dyti

schedule15:05 - 4 Mars, 2020

schedule 15:05 - 4 Mars, 2020

Ballkani tregon edhe njëherë që është pretendenti kryesor për titullin kampion. Skuadra nga Suhareka ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Dritës me rezultatin e pastër 2-0. Blendi Baftiu ishte ai që zhbllokoi ndeshjen 15 minuta para fundit, ndërsa Kuc ishte ai që mbylli llogaritë dhe e zbriti Dritën në vendin e katërt.

Gjilani ka marrë vendin e dytë për momentin, me tre pikë më pak se Ballkani kryesues. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani ka bërë detyrën në shtëpi, duke kaluar me sukses kampionët në fuqi të Feronikelit. Takimi u mbyll me rezultatin 2-1 dhe ishte Hajdari ai që shënoi dy gola të shpejtë për Gjilanin.

Gëzon Ersil Ymeri, mesfushori shkodran që u largua nga Laçi dhe është protagonist te Llapi, që sot mposhti me përmbysje skuadrën e Trepcca ’89. Manaj me penallti kaloi në avantazh ekipin nga Mitrovica. Ymeri ishte ai që vendosi baraspeshën, kurse Krasniqi i dha goditjen fatale ekipit vendas dhe fitoren Llapit. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës – Java 21
E mërkurë, më 4 mars, ora 14:00

Ballkani-Drita 2-0
Shënues:
Baftiu 75’, Kuc 82’
Gjilani-Feronikeli 2-1
Shënues:
Hajdari 9’, 11’ / Dabiqaj 38’
Trepça ’89-Llapi 1-2
Shënues:
Manaj 44’ (pen.)/ Ymeraj 82’, Krasniqi 84’