Ballkani gjen fitoren pas tre javësh. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi kaloi me rezultatin 3-1 ekipin e Trepça ’89. Një fitore me shumë vlera, që e mban tre pikë larg Dritës kryesuese të kampionatit. Gara për titull është e hapur dhe Ballkani nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Topalli që në fillim shënoi golin e epërsisë, por miqtë nga Mitrovica fituan një penallti dhe i baraspeshuan shifrat pesë minuta më pas. Vendasit nuk u pajtuan në asnjë moment me rezultatin dhe këmbëngulja e tyre u shpërblye, pasi Krasniqi dhe Daku shënuan dhe i dhanë fitoren skuadrës së tyre në fund të takimit.
Një tjetër takim i luajtur sot ishte ai mes Feronikelit dhe Llapit, që përfundoi më triumfin e vendasve me rezultatin 2-1. Mevlan Zeka ishte vendimtar me dy golat e tij, duke zhvlerësuar rrjetën e tundur nga Ersil Ymeri për skuadrën nga Podujeva. /abcnews.al
Ipko Superliga e Kosovës – Java 25
Ballkani-Trepça ’89 3-1
Shënues: Topalli 19’, Krasniqi 78’, Daku 87’ / Manaj 23’ (pen.)
Feronikeli-Llapi 1-1
Shënues: Zeka 7’ (pen.) , 82’/ Ymeri 19’