Ballkani “pushton” NBA-në, Doncic, Jokic dhe Antetokounmpo shkëlqejnë në mbrëmjen e fundit

schedule13:16 - 31 Tetor, 2023

schedule 13:16 - 31 Tetor, 2023

Pikë pa fund, spektakël dhe sigurisht protagonistë në fitoret e skuadrave të tyre.

Kishte ndodhur edhe më parë, por asnjëherë si në këtë sezon të ri të NBA, ky yjet e vërtetë të kampionatit më të bukur të basketbollit vijnë të gjithë nga Ballkani.

Slloveni Luka Doncic, serbi Nikola Jokic dhe greku Giannis Atentokoumpo pushtuan skenën në mbrëmjen e fundit të NBA, duke bërë të tre partaqitje mbreslënëse.

Tre shifra dopjo për Doncic në fitoren e Dallas 110-125 kundër Memphis.

“Magic Luka” siç e thërrasin tifozët e Mavericks shënoi 35 pikë, kapi 12 topa në tabelë dhe dha 12 asist për të kurorëzuar një tjetër ndeshje të madhe personale.

Në të njëjtin nivel edhe Nikol Jokic.

Edhe për serbin “triple double” në sfidën që Denver fitoi me rezultatin 110-102 kundër Jutah.

Kampion në fuqi me Nuggets dhe lojtari më i mirë i finaleve në sezonion e shkuar shënoi 27 pikë, dha 11 asist dhe kapi 10 topa në tabelë për konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në këtë fillim të NBA.

Në mbrëmjen e shkëlqimit ballkanas në basketbollin amerikan nuk mund të mungonte Giannis Antetokoumpo, me rolin kryesor në fitoren e Millwake 122-114 në dëm të Miami.

Për grekun 37 pikë, ndërsa paraqitjes së tij i shtoi 7 ribaund dhe 2 asist për shokët e skuadrës.

Por dominim e Ballkanit e prishi një yll amerikan.

Bëhet fjalë për Stephen Curry, me një paraqitje spektakolare. Kapiteni i Golden State ishte realizuesi më i mirë i mbrëmjes në NBA, ndërsa me 42 pikë udhëhoqi Warriors në fitoren e thellë 130-102 kundër New Orleans. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!