Ballkani nuk është ndalur as në Drenicë. Ekipi nga Suhareka vinte nga fitorja 5-2 përballë Vushtrrisë, ndërsa sot është mjaftuar me një gol. Jetmir Topallaj gjeti golin që në minutën e gjashtë, duke siguruar fitoren e dytë rresht të ekipit të tij.
Miqtë administruan rezultatin dhe arritën të siguronin tre pikë të arta. Kjo fitore e ngjit Ballkanin në vend të dytë bashkë me Llapin e Dritën me 14 pikë dhe kryesuesit e Feronikelit janë vetëm një pikë larg.
Drenica vinte nga dy rezultate pozitive në transfertë dhe mbetet në kuotën e 8 pikëve. /abcnews.al
Drenica – Ballkani 0-1
(Topalli 6’)