Presidenti Ilir Meta ka folur për Ballkanin e Hapur në një intervistë për mediat në Maqedoni. Meta deklaroi se ka kërkuar vazhdimisht informacione nga Ministria e Jashtme për nismat konkrete të kësaj nisme dhe nuk ka marrë asnjë të dhënë zyrtare.
“Kemi parë sjellje të pakëndshme ndaj Kosovës dujke i vendosur në një kënd si të painteresuar për bashkëpunim. E vërteta nuk është kështu. Për çfarë mendësie europiane po flasim për këtë rast. Ka kaq shumë nisma të cilat duhet të përqendrohemi dhe janë në kujdestarinë e Gjermanisë. Ndërsa kjo është një nismë që deri më sot nuk kam parë asnjë akt të kësaj nisme.
Kam kërkuar informacion nga MEPJ. E kam të vështirë të flas për këtë nismë sepse janë çështje që nuk kanë dokumente zyrtare. Kjo nismë duke mos qenë gjithëpërfshirëse nuk është as në shërbimin e qëllimeve që ajo shpall, për bashkëpunimin dhe gjithçka pozitive që predikohet. Më shumë kemi parë debate. Ballkani i Hapur është më shumë një debat i hapur.
Kemi edhe problemin e Bosnjes dhe Malit të Zi. Janë tre vende. Nga një vend ku unë vij ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që përcakton rolin e presidentit në çështjet e marrëveshjeve ndërkombëtare. Kam kërkuar informacion se çfarë aktesh ka për Ballkanin e Hapur apo dy emrat e mëparshëm që ka pasur dhe nuk ka asnjë dokument deri tani”, tha Meta. m.v/Abcnews.al