Ballkani i Hapur është një nismë që i ka bërë shumë nder të gjithë rajonit ka thënë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Konaçevski.
Kovaçeski ndër të tjera është shprehur se me Ballkanin e Hapur të tre vendet pjesëmarrëse dhe jo vetëm kanë mundur që të kenë shumë përfitime. Sipas tij është e rëndësishme që të ndiqen deri në fund të gjithë marrëveshjet e hartuara në kuadër të zhvillimit rajonal që janë në mbarëvajtje të procesit të Berlinit.
Ndër të tjera ai ka theksuar se me këtë nismë ato kanë arritur që të bëjnë njohjen e diplomave dhe kalimin në vendet e rajonit vetëm me letërnjoftim.
“Ballkani i Hapur është krijuar nga tre vende të rajonit pavarësisht nëse janë apo jo anëtarë në takim kanë qenë takim edhe kryeministrat e Serbisë, malit të si dhe do të jetë i hapur për të gjithë. Shkëmbimi i jashtëm tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është rritur, po ashtu me Shqipërinë është rritur me 40 %, Maqedonia nuk mund të imagjinojë dhe as Shqipëria nuk mund të kishin arritur sukseset që kanë arritur në bashkëpunim me njëri tjetrin. Në shitjen e verës në rajon dhe jo vetëm kemi shënuar progres. Ajo që ishte hall prej vitesh në Procesin e Berlinit, siç është njohja e diplomave dhe kalimi me letërnjoftim tashmë është bërë i mundur.
Mbi 70% në të tre shtetet vijon dhe do të punohet dhe me qëllim të përfitimeve të reja. Integrimi ka edhe qëllimin kryesor, procesi i Berlinit është nisma më e gjerë dhe në kuadër të tij janë firmosur tre kontrata dhe për këtë Maqedonia e Veriut ka një vend të rëndësishëm në procesin e Berlinit, ku dhe një javë më parë kam diskutuar me homologun gjerman në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në këtë nismë. Historia me Ballkanin e Hapur nuk ka përfunduar dhe se ne kemi bashkëpunime të tjera dhe akoma nuk është kryer misioni i Ballkani i Hapur”, ka thënë ai./abcnews.al

