Ballkani i Hapur, Bregu: Mos përfshirja e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, krijoi një debat më të madh politik

schedule20:48 - 16 Tetor, 2023

schedule 20:48 - 16 Tetor, 2023

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu deklaroi se mos përfshirja e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës në nismën rajonale, Ballkani i Hapur, që nga dita e parë, krijoi një debat më të madh politik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bregu tha se për shkak të kësaj, Ballkani i Hapur nuk dërgoi dot përpara bashkëpunimin rajonal.

Sipas Bregut, rajoni ka nevojë për të ecur përpara në axhenda politike, ekonomike, të shkëmbimit të njerëzve, por edhe në qasjen drejt Europës si një i tërë.

“Thelbi ishte që mos përfshirja e Kosovës që ditën e parë, e Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, krijoi një debat më të madh politik, se sa ishte e nevojshme për axhendat e bashkëpunimit rajonal. Pra, nuk çoi dot përpara bashkëpunimin rajonal, por u krijua një aneksim. Linja kryesore ishte: ne jemi të vegjël edhe si 6 vende. Të gjashta vendet e rajonit në përpjekje për të ndërtuar një treg, janë më pak se sa tregu rumun sot. Pra, nevoja jonë për të patur një treg të përbashkët diktohet nga nevoja për të patur investime të huaja, për të qenë më atraktivë në sfidat dhe konkurencën globale. Për këtë arsye tre vende ishin edhe më pak në numër se 6 vende në treg, kështu që, i keni dëgjuar si dy ecje paralele, unë nuk di se nuk kemi qenë asnjëher me rol në Ballkanin e Hapur, por për ne çdo iniciativë që e qas rajonin më shumë drejt zhvillimit dhe progresit, është një iniciativë të cilën nuk duhet ta anashkalosh dhe duhet të kesh një lloj vëmendje.

Përsëris se ky rajon ka nevojë për të lëvizur përpara në axhenda politike ekonomike, të shkëmbimit të njerëzve, por edhe në qasjen tonë drejt Europës si një i tërë, sepse është kusht për anëtarësim të marrëdhënies së fqinjësisë së mirë dhe është kusht nga sot e tutje pjesa e mosbllokimit të bashkëpunimit rajonal, për shkak të axhenda mes dy vendeve”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!