Ballkani marshon në krye, pasi ka mundur me rezultatin 4-1 Besën e vendit të fundit. Ekipi nga Suhareka e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, ku i zakonshmi Mirlind Daku realizoi dy gola të shpejtë dhe e ccoi ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me epërsinë e dy golave.
Miqtë me anë të Sheqerollit e “acaruan” Ballkanin, që edhe njëherë tjetër u hodh në sulm dhe shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Korenicës dhe Sinanit. 4-1 dhe ekipi i Ismet Munishit numëron 25 pikë pas 10 ndeshjesh.
NDESHJET E TJERA – Gjilani është mbreti i barazimeve. Skuadra e Gentian Mezanit, pavarësisht tentativave të shumta, u ndal në një barazim pa gola me Feronikelin e Klodian Duros. Hera e pestë për Gjilanin që e mbyll një ndeshje kampionati me shifrat 0-0.
Trepça ’89 ka festuar sot tre pikë me vlera, që i ka marrë në nëj transfertë të vështirë kundër skuadrës së Arbërisë. Vendasit madje shënuan të parët me anë të Zabërgjës, ndërkohë që ekipi nga Mitrovica e përmbysi rezultatin me Bismark Siee dhe Nimanin. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 10
E shtunë, më 31 tetor, ora 13:30
Arbëria-Trepça ’89 1-2
Shënues: Zabërgja 22’ / Bismark 55’, Nimani 62’
Ballkani-FC Besa 4-1
Shënues: Daku 27’ (pen.), 30’, Korenica 80’, Sinani 89’ / Sheqerolli 70’
Gjilani-Feronikeli 0-0