Fitojnë Ballkani dhe Prishtina, ndërsa ngec Drita. Skuadra nga Suhareka fitoi 1-0 ndaj Llapit dhe vazhdon të kryesojë kampionatin dardan. Blend Baftiu shënoi golin e fitores pas gjysmë ore lojë, duke i dhuruar Ballkanit një triumf të rëndësishëm nga një prej ekipeve më në formë.
Tensioni nuk mungoi në këtë ndeshje. Lojtarët e dy ekipeve u përplasen mes tyre, ndeshja u ndërpre për disa momente, ndërsa u përjashtuan me kartona të kuq Ahmed Januzi dhe Kreshnik Gashi.
67 pikë ekipi i Shkëmbit dhe një më pak për Prishtinën, që sot fitoi 3-1 në shtëpi kundër Trepça ’89. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa Endrit Krasniqi e Leotrim Kryeziu i dhuruan avantazhin e dyfishtë bardhekaltërve.
Arbnor Muja realizoi për miqtë, por Kryeziu gjeti golin e dytë personal dhe vulosi suksesin e Prishtinës. Drita ngeci 1-1 në Pejë kundër Besës së vendit të fundit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Ardit Tahirit.
“Intelektualët” gjetën barazimin pas një ore lojë me anë të Ergyn Ahmetit, por nuk ia dolën të gjenin golin e fitores, duke lënë dy pikë në Pejë. Pa gola përfundoi dueli Gjilani-Drenica. Një pikë fantastike për kuqezinjtë, të cilët po luftojnë për të mbijetuar në elitë. /abcnews.al
Ipko Superliga e Kosovës – Java 31
E mërkurë, më 28 prill, ora 15:00
Ballkani-Llapi 1-0
Shënues: Baftiu 30’
Besa-Drita 1-1
Shënues: Tahiri 19’ / Haxhimusa 62’
Gjilani-Drenica 0-0
Prishtina-Trepça ’89 3-1
Shënues: E. Krasniqi 46’, Kryeziu 65’, 75’ / Muja 71’