Ballkani rikthehet në krye të BKT Superliga, në pritje të ndeshjes së Drenicës kundër Dritës ditën e nesërme. Ekipi nga Suhareka ka zhytur në krizë Llapin, pasi fitoi 2-0 me gola të Ermal Krasniqit.
Kjo ndeshje pati edhe një problematikë, pasi tifozët ofenduan trajnerin e skuadrës mike, Tahir Batatinën dhe u kërkua largimi i “rebelëve”. Ata u larguan fillimisht, por u rikthyen sërish. Arbitri ndali lojën dhe derisa tribuna u boshatis nuk nisi ndeshja.
Një ecuri pozitive ka bërë edhe Malisheva në pesë javët e para të kampionatit. Sot debutuesit në Superligë mposhtën Feronekilin me golin e Vitijës dhe numëron 10 pikë, një më pak se Ballkani kryesues. /abcnews.al
BKT SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 5
Ballkani-Llapi 2-0
Shënues: E. Krasniqi 13’, 90’
Malisheva-Feronikeli 1-0
Shënues: Vitija 64’