Pas triumfit në kampionat, Ballkani i Ilir Dajës ka arritur të triumfojë edhe në finalen e Kupës së Kosovës, duke ngritur lart një tjetër trofe, teksa në finalen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, përballë Prishtinës, fituan falë penalltive duke konfirmuar se mbeten skuadra për t’u mposhtur në Kosovë.
Finalja nisi mjaft mirë për Ballkanin, që gjeti golin e avantazhit me anë të Hamidit në minutën e 21′-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Meriton Korenica i cili shënoi edhe golin e dytë për ekipin nga Theranda. Me rifillimin e sfidës Prishtina reagoi dhe shënoi dy gola të shpejtë me Albin Krasniqin, i cili në të 77′-ën ekzekutoi saktë një penallti dhe 5 minuta më vonë riktheu baraspeshën, duke dërguar sfidën në shtesë.
Pjsea e mbetur e sfidës prej 30 minutash nuk mjaftoi për të përcaktuar fituesin, i cili u vendos me ekzekutmin e penalltive, aty ku Ballkani shënoi 4 nga 5 goditjet dhe gaboi vetëm me Tolajn, ndërsa kryeqytetasit shënuan vetëm dy gola nga 4, duke gabuar me Mujën dhe Krasniqin. /i.m /abcnews.al