Balliu: Në zgjedhjet e 25 prillit nuk pati votë të lirë, beteja nuk është me Bashën

schedule21:50 - 17 Maj, 2021

schedule 21:50 - 17 Maj, 2021

Fahri balliu nga studio e Log. në Abc këtë të hënë ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike.
Balliu në fjalën e tij është shprehur se çështja e kreut të PD-së përballë masakrës elektorale është një çështje e padukshme.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se në Njësinë 10 në Tiranë ku votimi është bërë në mënyrë elektronike ai ka bërë me dije se nuk kishte asgjë të sigurtë dhe se të gjithë e dinin se për kë vononin qytetarët.

Celësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është zhdukja e sekretencës së votës, kjo është zhdukur ky është krimi zgjedhor më i madh. Është prekja e lirisë dhe e pavarësisë, vendosja e patranozhasiztëve dhe lëvdatat që bënte kryeministri pamoral i këtij vendi. Në këto zgjedhje nuk pati votë të lirë të gjithë e dinin se e kujt ishte vota. Në vendin ku kam votuar unë dilte për 30 sekonda se për kë votonte. Nuk kishte garanci vota në Njësinë 10, dukej çdo gjë. Votat ai i ka pas në xhep që pa filluar zgjedhjet, nëse shqiptarët nuk e kuptojnë se janë të vjedhur, le të vazhdojnë. Ato e dinë se dhe për një dhëmballë të hequr kryeministri e di.

Kjo nuk është betejë me Bashën. Por është një betejë më e thellë për fatin e keq të vendit ai ka përgjegjësitë e veta, por të merresh me Bashën tani përballë manipulimit të votave është një hiç”, ka thënë ai. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!