Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Balliu asist për fitoren, mbrojtësi “Kuqezi” shkëlqen në suksesin në La Liga

schedule16:36 - 3 Janar, 2024

schedule 16:36 - 3 Janar, 2024

Një sukses që e mban larg zonës së rrezikshme.

Rayo Vallecano është një skuadër e vogël futbolli në Spanjë, dhe fakti që është në vendin e 11-të në La Liga duhet të cilësohet një arritje

Pjesë e kësaj “trimërie” është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, që luajti një rol të rëndësishëm në fitoren 2-0 në fushën e Getafe.



Mbrojtësi “Kuqezi” ishte titullar në një sfidë që Rayo e dominoi, ndonëse u ndihmua nga dy kartonë të kuq që morën vendait në fund të pjesës së parë dhe në nisje të së dytës.

Vetë Balliu ishte pranë golit, ndonëse gjuajtja e tij ndihmoi Sergio Camello-n që të shënonte rrjetën e parë.

Ai pati një tjetër mundësi për të krijuar gol, por u vonua, ndërsa luftoi fort.

Ky është sezoni i tij i tretë në skuadrën modeste madrilene, dhe mbetet njëri nga më të mirët.

Vallekano është e 11-ta me 23 pikë, jo larg vendit të tetë, 8 pikë mbi zonën e ftohtë që të rrezikon të zbresësh në kategorinë e dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!