Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, vlerëson metodologjinë e re të zgjerimit, të publikuar sot nga Komisioni Evropian.
Balla shprehet se kjo iu ofroi vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të secilit vend.
Po ashtu Balla shton se metodologjia e re e zgjerimit zgjidh hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE.
Mesazhi i plotë i Ballës:
Sot Komisioni Europian, përmes Metodologjisë së re të Zgjerimit, na ofroi ne vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm dhe të bazuar në meritën individuale të seicilit prej gjashtë vendeve tona.
Komisioni Europian rikonfirmoi sot vlerësimin e qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian.
Metodologjia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilitetin e BE, që Këshilli.
/abcnews.al