Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij si Kryetar i PDK-së në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se PDK-ja është një parti me kontribut të veçantë në shtet-formimin e Kosovës, në rrugën transformuese drejt BE dhe partneritetin e ngushtë me SHBA.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“PDK është një parti me kontribut të veçantë në shtet-formimin e Kosovës, në rrugën transformuese drejt BE??dhe partneritetin e ngushtë me SHBA??. Urimet më të mira mikut tim @MemliKrasniqi për zgjedhjen e tij si Kryetar i #PDK. ” /abcnews.al/