Balla uron Fitër Bajramin nga Fieri: Paqe dhe dashuri, ne politikanët të punojmë më shumë për Shqipërinë

schedule11:34 - 2 Maj, 2022

schedule 11:34 - 2 Maj, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar  nga Fieri festën e Fitër Bajramit  për të gjithë besimtarët myslimanë .

Balla u takua sot me përfaqësues të komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve të tjera fetare në Fier me rastin e Fitër Bajramit. Duke uruar paqe dhe dashuri për të gjithë shqiptarët, Balla theksoi de politikanët kanë ende shumë punë për të bërë për Shqipërinë.

Lexo edhe: Fiter Bajrami, Meta te KMSH: Të forcojmë ndjenjën e solidaritetit dhe harmonisë

“Duam ti urojme gjithë besimtarëve mysliman të Fierit dhe gjithë Shqipërisë gëzuar Fitër Bajramin. Kjo është një festë solidariteti në radhë të parë dhe mesazhi që ajo përçon që të gjithë duhet të bëjmë më shumë për tu kujdesur për ata që janë më në nevojë dhe natyrshëm mesazhi i dytë që festa përçon gjithmonë është sa më shume paqe dhe sa më shumë dashuri për njeri tjetrin. Unë mendoj që në këtë ditë të rëndësishme edhe ne politikanët kemi më shumë për të bërë, natyrshëm më shumë për tu kujdesur për ata që janë në nevojë. Besoj që koha që kemi përpara duhet ta shohim të gjitha me përgjegjësinë që të punojmë të gjithë sëbashku në dobi të gjithë shqiptarëve dhe në dobi të Shqipërisë sonë te dashur. Këtu nga Fieri bashkë me kreun e bashkisë, deputetët dhe autoritetet vendore u takuam me myftiun dhe Fierit, natyrshëm bukuria e festës është që në këto ditë bëhemi të gjithë bashkë, edhe me përfaqësues të komuniteteve të tjera, me drejtues të komunitetit ortodoks, katolik dhe komuniteteve të tjera fetare. Gëzuar dhe festofshi në çdo familje”, u shpreh Balla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!