Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaëiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se gjatë takimit kanë diskutuar për Bordin e Paqes, Samitin e NATO-s dhe mekanizmin e shqyrtimit të investimeve.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Ndërsa nesër në Washington Presidenti Donald Trump mirëpret Kryeministrin Edi Rama dhe aleatë të tjerë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, u takova sot me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe mbështesim vizionin e Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, angazhime të cilat Shqipëria po i përmbush hap pas hapi. Gjithashtu diskutuam për interesin e kompanive amerikane, partneritetet e drejta ekonomike dhe hapat e hedhura nga autoritetet ekzekutive në inicijimin e një mekanizmi efikas për shqyrtimin e investimeve. Vlerësova lart mesazhet e Sekretarit të Shtetit Rubio mbi partneritetin e pazëvendësueshëm euro-atlantik në Konferencën e Sigurisë në Mynih.


