Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: Situatën në PD ta shikojmë si kurth, do të fitojmë mandatin e katërt

schedule13:20 - 9 Prill, 2022

schedule 13:20 - 9 Prill, 2022

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant balla në Kongresin e Partisë Socialiste shprehu pesë sfida. Ndër të tjera, Balla u ndal tek situata në Partinë Demokratike, e cila siç tha ai duhet që t’i shqetësojë dhe ta shohin si kurth. Megjithatë, Balla tha se mandatin e katërt do ta fitojnë jo për shkak të kundërshtarit të dobët, por sepse e meritojnë.

“Procesi legjislativ kërkon ndryshim thelbësor. Kërkohet një rifitim i rolit të deputetit. Sfida e tretë është marrëdhënia e kundërshtarët politikë. Unë dua të ndalem; opozita, i referohem PD është në një situatë tejet të vështirë, nuk duhet ta shohim këtë gjendje dëshpërues e të opozitës si avantazh, por si kurth. Përballë kemi nj kundërshtar të shkatërruar. Ne do ta fitojmë mandatin e katërt jo se kemi kundërshtari e dobët, por se do ta meritojmë. Një dukuri e re po ndeshim brenda opozitës, që vjen në formën e anti-amerikanizmit. Sulme ndaj sekretarit të shtetit që bëhen nga një pjesë e kalbur e politikës. Ky zhvillim i ri shënon një regres historik.

Procesoi i zgjedhjet së presidentit do të reflektojë qasjen tonë për gatishmëri për dialog me të tre grupet parlamentare. Ligji i ri për presidentin është i domosdoshëm. Mos ta vononi më edhe një ligj për dekoratat sepse di që është bërë një punë e madhe sepse presidenti që po ikën e ka shpërdoruar kaq shumë këtë kompetencë. E katërta është sfida e marrëdhënies së Kuvendit me shqiptarët në Diasporë dhe trojet etnike. Sfida e pestë ka të bëjë me rolin e deputetëve brenda strukturës së partisë sonë”, u shpreh Balla. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!