Duke folur në Kuvend për bujqësinë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ky do të jetë një vit i mbarë për fshatin. Teksa iu përgjigj akuzave të deputetëve të opozitës se toka nuk po punohte, Balla tha se shifrat tregojnë të kundërtën.
“Eksportet shqiptare në buqjqësi do të jenë të pakën në 580 milion dollarë. Në 2025 do të arrijmë në 1 milion dollarë eksporte.
Këtu u tha se ka rënë hataja. Nuk e di ku jetoni. Çdo familje në fshat ka vështirësitë e veta. Lufta rriti çmimet. Por shifrat flasin ndryshe. Është vit i mbarë për katundin ky. Gruri ka rendiment më të lartë se vitin e kaluar.
Për katër mujorin e vit 2022 rritje në sasi dhe rritje në vlerë. 20.5% është për katër mujorin. Eksperti i pe3rimeve bën 83.3% të vlerës. Kjo do të thotë se është punuar toka. Të vish këtu dhe të thuash se nuk po punohet, ndërkohë që shifrat tregojnë të kundërtën”, tha Balla.
Kreu i grupit të PS, shtoi gjithashtu se falë Ballkanit të Hapur, Shqipëria eksporton produkte blektorale.
“Për sa i përket Ballkanit të Hapur. Është një temë që e kam shumë përzemër. E para, falë Ballkanit të Hapur ne eksportojmë produkte blektorale. Kemi hequr kostot e shtuara të bizneseve, nuk vonojnë në asnjë doganë”, tha Balla. g.v/abcnews.al