Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla sfidon Berishën: Dil në protestë po ta mbajti! S’je zëri i protestuesve

schedule11:06 - 18 Qershor, 2026

schedule 11:06 - 18 Qershor, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sulmuar ashpër Sali Berishën nga foltorja e Kuvendit, duke e sfiduar që t’i bashkohet protestës së pasdites dhe duke e akuzuar se po përpiqet të përvetësojë një lëvizje që sipas tij nuk e përfaqëson.

Gjatë debatit parlamentar, Balla deklaroi se Berisha është personi i fundit që mund të flasë në emër të protestuesve, duke kujtuar se në ditët e para të protestës ai kishte mbajtur qëndrime kundër saj.

“Unë të sfidoj, Sali Berisha. Sot pasdite dil në protestë! Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti”, u shpreh Balla.



Deputeti socialist tha se vetë protestuesit kanë kërkuar burgosjen e Berishës, ndërsa kujtoi se ka depozituar një kallëzim penal ndaj tij.

“Protestuesit thonë: ‘Sali Berisha në burg’. Unë e kam bërë një kallëzim për ty dhe i ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim”, deklaroi ai.

Balla kritikoi gjithashtu përfaqësues të opozitës që, sipas tij, kanë udhëtuar në Bruksel duke pretenduar se përfaqësojnë kërkesat e protestuesve.

“Kush ju ka mandatuar juve? Në marrëdhënie me ata djem e vajza nuk kemi nevojë për ty si ndërmjetës. Je i fundit që mund të bësh ndërmjetësimin me protestuesit”, tha Balla.

Replika e plotë:

Së pari kërkesa është e formuluar gabim, e për pasojë nuk mund të merret në konsideratë nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve.

Nuk dëgjuam asnjë argument që ka të bëjë me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë parlamentar do të rrëzohet. Kemi pasur një diskutim të gjatë në konferencën e kryetarëve, ku vetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa ligjore të shqyrtohen me përparësi.

Nuk dëgjuam asnjë argument asnjë argument lidhur me kërkesën. Sa i përket çështjeve të tjera që u parashtruan këtu, i fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. I fundit, i fundit.

Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj. Sali Berisha, unë të sfidoj.

Sot pasdite dil. Sot pasdite shko protestë. Shkon dot në protestë? Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.

Ndërkohë, ndërkohë që personalisht, personalisht nga ana e protestuesve meritoj një falënderim, sepse kam kontribuar për një prej kërkesave të protestuesve. Protestuesi thonë: Sali Berisha, në burg. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Dhe i ftoj protestuesit, i ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim, ta marrin në shqyrtim. Hej, qesharakë më të mëdhenj, qesharakë më të mëdhenj, e mbani mend?

Ditën e parë të protestës, ditën e parë të protestës, i quajte, i quajte sikur i kemi nxjerrë ne protestuesit. The kështu apo jo? Ditën e dytë të protestës, ditën e dytë të protestës, the që je kundër protestës.

Ndërkohë, ndërkohë që sot, sot, del zotrote: jam përfaqësues i protestës. Edhe t’ju them të drejtën, pashë një gjë shumë qesharake në Bruksel, se pashë disa që thanë: “Kemi ardhur këtu në Bruksel për të sjellë kërkesat e protestuesve.” Ore, kush ju ka, kush ju ka, kush ju ka mandatuar juve? Kush? Hej, në marrëdhënie me ata djemtë dhe vajzat, ne s’kemi nevojë për ty për interlokutor. Ta dish këtë. Fare. I fundit, i fundit je ti që mund ta bësh ti ndërmjetësim me protestuesit. Prandaj, ulu këtu, uli dhe këta se le nam. Faleminderit shumë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!