Balla prezanton projekt-rezolutën për “Ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale”, Bushati kundër

schedule10:37 - 6 Nëntor, 2019

schedule 10:37 - 6 Nëntor, 2019

Në Komisionin  e Jashtëm diskutohet sot projekt-rezoluta për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale.

Projekt-rezoluta është prezantuar nga kreu i grupit socialist, Taulant Balla.  Ky i fundit u shpreh se ka një influencë ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë lidhur me këtë, ish ministri i Jashtëm duket se është kundër kësaj nisme. Sipas tij duhet të merret një opinion nga qeveria.

A është konsultuar iniciativa me qeverinë shqiptare? Duhet të kemi një opinion të firmosur nga qeveria, pasi është njëlloj sikur ne të marrim një nisëm dhe të mos ketë opinion nga qeveria? Pas pasur qëndrimin e qeverisë nuk dua që parlamenti të futet në ujëra të turbullta. Cilat janë vendet që e kanë marrë një nismë të tillë. Ne marrim drejtimin e OSBE-së për pak kohë dhe kemi marrë disa zotime, prandaj te materiali që duhet të vijë nga qeveria duhet të dimë qëndrimin e Italisë dhe Sllovakisë. Bie dakord me Ralf Gjonin, se të gjitha ata që janë marrë me përkthimin e rezolutës së PE kanë bërë disa gabime, sepse rezoluta e PE ka 20 dokumente ku nuk përmendet vetëm Rusia”, tha Bushati.

Qeveria ka përgatitur edhe strategjinë kombëtare për sigurinë kibernetike. Janë të gjithë këtë elementë që ne duhet ti kemi shumë të qartë”, shtoi ish-ministri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!