Balla: Ndalimi i Rrajës na ndan nga ata që kemi përballë

schedule15:40 - 30 Shtator, 2018

schedule 15:40 - 30 Shtator, 2018

Ka reaguar edhe numri dy i socialistëve Taulant Balla pas arrestimit të Rexhep Rrajës, veprim ky që sipas kreut të grupit parlamentar socialist i ndan qartë nga ata që kanë përballë. Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë, përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, falë Saliut dhe Lulit që nuk zbatonin urdhërat e organit të akuzës – shkruan Balla në Facebook. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund – vijon Balla në postimin e tij – duke shpresuar shumë që edhe autorët edhe hero i asaj që quan “babale dy” të marrin atë që i takon nga organi i akuzës, përfundon numri dy i socialistëve./abcnews.al