Balla: Meta i fshehur pas vrasjes së Xhuvanit në Elbasan, Moisiu presidenti më i mirë ndër vite

schedule14:01 - 9 Qershor, 2021

schedule 14:01 - 9 Qershor, 2021

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në seancën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka sjellë në vëmendje sërish ngjarjen e ndodhur në Elbasan pak para zgjedhjeve ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, ku fajëson kreun e shtetit.

Balla ndër të tjera ka bërë me dije se fajin kryesor në këtë çështje e ka edhe policia e Shtetit.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se në këto 30 vite presidenti më i mirë që ka qenë i propozuar nga opozita dhe e ka ushtruar siç duhet detyrën është Alfred Moisiu.

Ndërkohë nuk ka përjashtuar si një ndër figurat më të mira në krye të shtetit, presidentin Rexhep Meidanin një emër i propozuar nga PS-së.

Vrasja e Xhuvanit në Elbasan është një ngjarje që unë nuk mund ta harroj. Ajo që ndodhi në Elbasan përveç organizatës kriminale ishte dhe përgjegjësi e policisë së Shtetit pasi ishte njoftuar se në makinat e loguara të PD-së udhëtonin persona të armatosur dhe unë nuk hezitoj që ta them që policia të ngrihet në përgjegjësinë e qytetarëve shqiptarë. Unë dua që ta shikoj në nivelin që duhet policinë në këtë mandate të tretë pasi për hir së vërtetës nuk është aty ku duhet.

Frymëzuesi i këtij akti dhune që ndodhi në Elbasan dhe që është e panevojshme që të ndalem në aktet ligjore por që ditën e parë me 8 maj kur ngritëm këtë komision kishim bindje të thellë se ne PS-ja nuk kishim asnjë qëllim persona. në 30 vite vetëm një president ka pasur vetëm një mandate ndërsa në 25 vitet e tjera ka qenë përfaqësues i propozuar nga opozita këtu përjashtoj Moisiun që u propozua dhe erdhi nga ky propozim mbetet një ndër Presidentet më të mira ndër këto vite dhe nuk përjashtoj këtu he presidentin median që iu propozua nga PS-ja.

Nuk mund të mos lë pa përmendur dhe Berishën që pas vendimit të DASH është thjesht vendimi më kuptimplotë dhe komentet i prishin bukurinë. Ky është një moment i rëndësishëm për Kuvendin hera e parë në 30 vite që Kuvendi i Shqipërisë çon deri në fund procesin për shkarkimin e presidentit që duhet që të përfaqësojë unitetin e kombit. Brenda 5 ditëve nga vendimi ne duhet të njoftojmë Kushtetuesen, dhe ajo ka një afat prej 3 muajsh që duhet të dalë dhe të shprehet me një vendim në lidhje me këtë çështje. Këshilla e Komisionit të Venecias është e respektuar në rastin e parë, por në këtë rast Meta nuk mund të jetë më president i Shqipërisë në këtë moment historik ku pas disa javësh presim nisjen e negociatave me Be dhe ka ardhur momenti për një frymë të re”, ka thënë Balla.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!