Balla mbledh deputetët e Komisionit të Ligjeve

schedule14:34 - 18 Tetor, 2017

schedule 14:34 - 18 Tetor, 2017

Situata e krijuar pas publikimit të përgjimeve të dosjes Habilaj, ku përmendej me emër ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është diskutuar edhe në një mbledhje të deputetëve socialistë, të thirrur mëngjesin e sotëm nga kreu i grupit Taulant Balla. Të pranishëm kanë qenë kryesisht socialistët e Komisionit të Ligjeve, i vetmi në axhendën e Kuvendit këtë të mërkurë. I pyetur mbi qëndrimin që duhej të mbanin mbi Tahirin, Balla u ka thënë deputetëve: “Ju jeni juristë, mbani qasje ligjore”. Ligjvënësit socialistë në këtë takim kanë rakorduar se qëndrimi duhet të jetë ai i paraprirë nga Kryeministri Rama, i cili theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe të zbardhë të vërtetën. Vetë ish-ministri i brendshëm Tahiri, emri i të cilit përmendet në përgjimet e trafikantëve, nuk mori pjesë në këtë takim dhe as në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku është anëtar. Tahiri është gjithashtu kryetari i PS-së së Tiranës, ndërsa Kryeministri Rama i ka besuar edhe detyrën e Koordinatorit Kombëtar për platformën e bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!