Balla: Kuptimplotë nevoja që presidenti duhet të lirojë zyrën sa më shpejt

schedule12:55 - 3 Korrik, 2019

schedule 12:55 - 3 Korrik, 2019

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla në një komunikim me gazetarët në ambientet  e Kryesisë së Kuvendit tha se, sa më shumë ditë kalojnë aq më tepër dhe kuptimplote është nevoja që presidenti i republikës duhet të lirojë zyrën sa më shpejt. Balla sqaroi se tashmë raporti i miratuar nga Komisioni i Ligjeve i kalon seancës plenare.

Në zbatim të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit jemi në fazën që po shqyrtojmë nismën e depozituar nga 55 anëtarë të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit. Në këtë fazë raporti i shkon seancës plenare, kishim një diskutim për këtë çështje. Kuvendi diskuton në seancë raportin e komisionit të Ligjeve dhe nëse raporti miratohet, me të ngrihet edhe Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve nga ana e presidentit. Më pas komisioni hetimor paraqit në kuvendin e Shqipërisë raportin përfundimtar. Nëse merr 94 a më shumë vota nga deputetët, miratohet shkarkimi i presidentit dhe certifikimin e këtij procesi e bën Gjykata Kushtetuese”, tha Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!