Balla: KQZ të përfundojë procesin e fletës së votimit, PD të sillet me përgjegjshmëri

schedule12:52 - 1 Prill, 2021

schedule 12:52 - 1 Prill, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit ka dhënë detaje pas takimit të zhvilluar sot me ambasadorin britanik, Duncan Norman.

Në një deklaratë për shtyp, Balla tha se me ambasadorin kanë rënë dakord që të  KQZ duhet të përmbyllë sa më shpejt çështjen e  fletës së votimit. Balla tha se nuk e kupton vonesën nga ana e KQZ dhe i bëri apel Partisë Demokratike që të sillen me përgjegjshmëri.

“Jam shumë i sigurt që populli i Elbasanit do të dëshmojë një kulturë të lartë. Nuk kam asnjë koment. Me ambasadorin kemi pasur bisedë miqësore. Kemi rënë dakord që është e rëndësishme ë KQZ të përmbyllë sa më shpejt çështjen e  fletës së votimit që ne të kemi mundësi t’ju shpjegojmë qytetarëve mënyrë e votimit.

Çdo qytetar duhet të votojë numrin 2 dhe një prej kandidatëve. Mënyra më e mirë është për të pasur një fletë votimi të thjeshtë. Unë nuk e di dhe nuk gjej arsye pse vjen kjo vonesë ku një vend i ri demokratik si Kosova na ka dhënë një leksion shumë të mirë qoftë me fletën qoftë me numërimin. Iu lutëm përfaqësues të PD së bashku me ambasadorin ramë dakord që partitë politike duhet të kishin hedhur dorë nga procesi i administrimit, por marrëveshja e 5 qershorit ishte një marrëveshje nuk varej nga ne. Të mos shkojmë deri këtu që të zëvendësojmë fletët e  votimit me faqe gazete.

PS edhe strukturat e saj në Elbasan po punojnë çdo ditë për zgjedhje normale. Për ne është shumë i rëndësishëm edhe standardi i këtyre zgjedhjeve. Kemi shumë punë për të bërë. Apeli im është ndaj PD të sillet e përgjegjshmëri, kam parë që edhe në zonat tona mbledhin nja 50 vetë dhe na i çojnë nëpër fshatra pa maska duke na shkaktuar një përhapje të papërgjegjshme të pandemisë. Zona ku deri më tani virusi nuk ka shkuar, por po e çon Luli me ca lulashë të tjerë,” tha Balla. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!