Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka ironizuar nga foltorja e Kuvendit akuzat e opozitës për menaxhimin e situatës gjatë pandemisë së koronavirusit.
Balla tha se për socialistët nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta dhe shëndeti i qytetarëve, ndërsa u shpreh se Lulzim Basha nuk ka asnjë lloj lidhje me këtë sepse nuk e di si është të votohesh nga qytetarët.
“Nuk është gabim t’i thuhet faleminderit edhe qeverisë për përballimin e pandemisë. Ne duhet të jemi modeli se si duhet të vazhdojmë të ruajmë distancimin social. Për ne asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta dhe shëndeti i shqiptarëve. Me këtë kushdo do tentojë të bëjë politikë. Nuk flas për Lulin se ai nuk ka asnjë lloj lidhje sepse të jesh politikan nuk duhet të bësh Teatër. Prevalon e drejta e jetës.
Duke e përfunduar këtu, tërmeti i 26 nëntorit nuk është larg. Sot është fiks 6 muaj larg dhe gjatë muajit të parë ne arritëm të sistemojmë në shtëpi dhe çadra dhe nuk kishte asnjë familje shqiptare që nuk e festoi vitin e ri qoftë edhe në shtëpi të përkohshme. Mbëshesim angazhimin e qeverisë që brenda këtij viti çdo familje do jetë në shtëpinë e vet dhe të gjitha kantieret e ndërtimit në zonat rurale do kenë filluar.
Por nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër që një vend në më pak se 90 ditë të organizojë në kohë rekord një konferencë ku u mblodhën 1.1 mld euro. Për ata që nuk e dinë nuk vijnë qeveritë me çanta me para por me secilin prej vende ka folur një grup i posaçëm për për të përmbyllur marrëveshjet. Procesi i tenderimit të projekteve ka filluar
Unë iu mirëkuptojë që ndonjëri nga ju kompleksohet për xhirot nëpër kafe të Lulit por kur je pa punë në kafe do rrish. Luli nuk ka nevojë për 400 mijë lekë sepse është klienti më i madh i ayre që ai i quan oligarkë”, tha Balla./abcnews.al

