TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në seancën e sotme plenare iu përgjigj akuzave të opozitës, e cila pretendon se mazhoranca ka shkrirë Komisionin e Integrimit.
Ai tha se kjo nuk është e vërtetë, por ky komision është bashkuar te Politika e Jashtme, sepse ky është vizioni për të cilën qytetarët shqiptarë kanë votuar më 11 maj, që Shqipëria të bëhet pjesë e BE brenda 2030.
Ka një gjë që u kam dëgjuar me shumë vëmendje, që keni thënë: keni shkrirë Komisionin e Integrimi,. Nuk e kemi shkrirë Komisionin e Integrimit. Përkundrazi, kemi çuar Komisionin e Politikës së Jashtme, te Punët e Jashtme i kemi bërë bashkë te Komisioni për Europën sepse kjo parti, Edi Rama dhe PS janë votuar pikërisht për këtë vizion.
Ndërkohë që ju Evropës nuk e kishit fare pjesë të diskursit dhe të angazhimit tuja politik në fushatën e fundit. Ne jemi votuar për Evropën dhe punët e Evropës padyshim duhet t’i bëjmë bashkë me ju dhe të punojmë për realizimin e kësaj aspirate historike, Shqipëria në BE.
Nëse doni të jeni pjesë e kësaj, bujrum votoni ndryshimet e propozuara.”, tha ai.

