Balla: Fleta e votimit në 25 prill jo e duhura, PS humbi katër mandate

schedule16:02 - 14 Tetor, 2021

schedule 16:02 - 14 Tetor, 2021

Kreu i grupit socialist, Taulant Balla pranon se fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit nuk ishte e duhura. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se nga 80 mijë vota të pavlefshme është goditur më shumë PS, pasi ka humbur katër mandate.

“Është i qartë dhe pa asnjë pikë ekuivoku se ky është vlerësimi më pozitiv dhënë ndonjëherë për zgjedhjet. Meritë e padiskutueshme u takon qytetarëve që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës. Nëse doni të vazhdojmë më tej me argumentet e shtuar nga Ohihr në raport përshkruhet pozitivisht e gjithë puna e KQZ edhe pse gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi. Mënyra e hartimit të fletës së votimit ndoshta nuk qe ajo që duhej se fakti që kemi 80 mijë vota të pavlefshme këtu biem dakord që e vetmja forcë e goditur është PS e cila do të kishte 78 mandate dhe jo 74. Do të kishim një mandat më shumë në Elbasan, në Dibër po pse jo edhe në Shkodër. Por kjo çështje është mbyllur. Ajo që na bie mbi supe si përgjegjësi është çështja që ka të bëjë me adresimet e rekomandimeve të Odihr. Ajo që kanë rëndësi në një komision hetimor janë rekomandimet. Le të jetë puna e këtij komisioni një model shumë i mirë, edhe për një komision tjetër që duhet të ngrejë Kuvendi për çështjet zgjedhore. Ju PD penguat votën e emigrantëve. Pasi mbaruat të gjithë afatet është një ri që tha se PS pengoi votën e qytetarëve. Natyrshëm është në dinjitetin moral politik të këtij Kuvendi që gjithë reforma që duhet bërë duhet të garantojë që në zgjedhjet e ardhshme, se besoj jeni të qartë se zgjedhjet vendore do të jenë në vitin 2023 me rekomandimin e Venecias. Le të fillojmë punën sot që në 2025 edhe qytetarët shqiptarë jashtë të votojnë,” deklaroi ai.

Duke folur për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga PD, Balla me ironi u uron punë të mbarë për hetimin e patronazhistëve. Sakaq, lidhur me komisionin për “Bechetin”, ai tha se është në shkelje të hapur me konfidecialitetin.

“Punë të mbarë të hetoni edhe sistemin e patronazhimin. Edhe ju e keni përdorur sa ne. Është një mënyrë organizmi partie në të gjitha partitë që unë njoh. Për sa i përket të dytit, për mbetjet urbane. Ëhstë një diskutim i kryer. Për sa kohë që është një eksperiencë që funksionin në shumë vende.

Te komisioni i tretë. Për ne si maxhorancë kemi shprehur vullnetin për dy të parat. Nuk do kemi kurrë ndonjë gjë me komisionet që duhet të respektojnë pikë së pari parimet kushtetuese. Secili nga ne përpara se ti shërbejë interesave të partisë së tij duhet t’i përmbahet parimeve të mësipërme. Kërkesa juaj për këtë komision është në shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare. Ngritja e këtij komisioni është në shkelje të hapur me konfidencialitetin. Pyetja është kush ia ka vënë në dispozicion vendimin PD, pasi ai është konfidencial,” tha ai. g.v/abcnews.al