Balla debat me Këlliçin për kohën e diskutimeve të opozitës në Kuvend: Pusho o zhurmues…

schedule11:10 - 24 Nëntor, 2022

schedule 11:10 - 24 Nëntor, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Foltorja e Kuvendit theksoi se Konferenca e Kryetarëve ka pasur një propozim për të pasur një debat me 4 orë fillimisht, por ka qenë vetë Balla që ka propozuar debatin me 6 orë.

Balla: I bie për çdo deputet rreth 2.5 minuta sa është një standard maksimal i kohës që mund të flasë çdo deputet në të gjitha Parlamentet e BE. Nuk ka asnjë Parlament në Evropë ku të ketë një mesatare më të lartë se sa 2-3 minuta. Është një debat ku grupet parlamentare përcaktojnë një grup folësish, është një debat ku koha e qeverisë përllogaritet brenda kohës së grupit parlamentar të PS. Kur s’ke mend ju, dhe kjo ishte në të mirën e një debati…o zhurmues pusho. Qetësohu mo. Doni ta keni pa kohë, duhet të marrim një vendim. Zonja kryetare meqë ne e kemi plot dëshirën që të kemi më shumë kohë, ndërpriteni 5 minuta seancën dhe të flasim me anëtarët e konferencës së kryetarëve e të kthehemi për të marrë një vendim për këtë çështje.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!