Parlamenti diskutoi sot për shanset e Shqipërisë për të hapur negociatat. Mazhoranca këmbëngul se qeveria ka bërë gjithçka duhej, ndërsa opozita parlamentare e quajti Edi Ramën një dështak që nuk merr përgjegjësi. Në seancë nuk munguan dhe incidentet në foltore, ku një përplasje e Ralf Gjonit me Eduard Shalsin, ndërpreu punimet.
Me sytë nga Brukseli, Parlamenti Shqiptar u përfshi në gjetjen e fajtorëve nëse BE nuk pranon të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë. Për socialistët, fajtori është pak në Partinë Demokratike, e pak në Paris.
Rudina Hajdari fajëson Edi Ramën për shmangie nga përgjegjësitë. Për ish-ministrin Ditmir Bushati, Evropa nuk është udhëtim i thjeshtë, as në hyrje e as në dalje.
Në seancën parlamentare nuk ishte gjithçka evropiane. Opozita e re riktheu skenat e parapëlqyera nga opozita e vjetër./ABC News Albania