Balla-Bashës: Nuk kam qenë në Krujë gjatë vitit, shihemi në gjyq

schedule22:17 - 26 Shtator, 2018

schedule 22:17 - 26 Shtator, 2018

Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas videos së publikuar në media dhe akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një status në facebook Balla e konsideron një marrëzi materialin e publikuar dhe shpifje. Ai thotë se nuk ka shkelur kurrë në Krujë gjatë vitit të fundit dhe jo më në komisariatin e Krujës i armatosur.

Sipas Ballës është lehtësisht e faktuar çdo gjë dhe kjo do të provohet në gjyqin e radhës që do të ketë me Lulzim Bashën për këtë çështje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!