Balla: 8 Komisione Parlamentare janë pak, propozova që të bëhen 12

schedule11:52 - 23 Shtator, 2021

schedule 11:52 - 23 Shtator, 2021

“Dora jonë do vijojë të jetë e shtrirë për opozitën” kështu është shprehur kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme të Kuvendit.

Balla ka propozuar në mbledhjen e kryetarëve që nga 8 komisione në 12 të tillë. Deputeti socialist ka argumentuar se me 8 komisione nuk mund të arrihen rezultate në larta në Komisionet Parlamentare.

Balla ka propozuar që të shtohet Komisione Parlamentare për Energjinë e Transportin, Telekomunikacionin, Bujqësinë e Mjedisin dhe Teknologjinë.

“Dora jonë do vijojë të jetë e shtrirë. Le të ulemi dhe ne sot ramë dakord me Rushajn për disa ndryshime në Komisionet e Kuvendit. Propozimi im është se janë pak 8 komisione. Mund të shkojmë në 12 Komisione dhe do ulte numrin dhe do rriste punën e anëtarëve të Komisioneve. Mund të behët komision për Energjinë, për transportin, Telekomunikacionin., Bujqësinë, Mjedisin dhe Teknologjinë. Mendoj se Kuvendi ka hyrë në normalitet. Opozita edhe në mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve do ta vijojmë edhe më tej. Është një çështje e veçantë dhe të mos harrojmë se Komisioni i Ligjeve është me 26 anëtarë të përhershëm.” tha Balla. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!