Prishtina ishte destinacioni i radhës i sesionit të tretë të “Balkathon” ku të rinj nga i gjithë rajoni garuan me njeri-tjetrin për të marrë mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për zhvillimin e ideve të tyre innovative.
Duke folur për mediat pas shpërndarjes së çmimeve për gjashtë ekipet fituese, Sekretarja e Përgjithshme Majlinda Bregu theksoi se deri më tani nëntë projekte të shpallura fituese gjatë dy sesioneve të mëparshme të “Balkathon” janë zhvilluar dhe tashmë po u shërbejnë qytetarëve të rajonit, kurse tre të tjera janë ende në fazë zhvillimi.
Bregu tha më herët se çdo vit janë shpallu nga gjashtë ekipe fituese, të cilat marrin një mbështetje prej 10 mijë eurosh nga RÇ për të zhvilluar projekte në fusha të ndryshme, të cilat përbëjnë risi për rajonin.
“Gjatë tre viteve kemi patur më shumë se 250 aplikime për konkurset tona krahas Balkathonit. Ne kemi vendosur që t’u japim një mundësi të rinjve që kanë ide të mira që t’i marketojnë ato.
Shpesh të rinjtë kanë ide të mira, por duhet që ta sjellin si të përshtatshme për tregun rajonal apo ndërkombëtar duhet një plan biznesi dhe një marketim i mirë. Kështu ne bëjmë edhe mentorshipin e ideve që nga faza e parë fillestare.
Finalistët sot për shembull kanë patur mbështetje me mentorship nga dita e parë e propozimit të idesë. Ky është mesazhi më i mirë për të rinjtë nga Prishtina pasi kanë një rini shumë fibrante”, tha Bregu duke shtuar se përmes Balkathon u bëhet një thirrje edhe qeverive të rajonit që t’i mbështesin të rinjtë.
Çfarë është Balkathon?
Balkathon është një konkurs rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga RCC me qëllim që të ftojë të gjithë të rinjtë e interesuar, sipërmarrësit fillestarë, sipërmarrësit, studentët, qendrat e inovacionit dixhital, parqet shkencore, universitetet, SME-të, etj. nga të gjithë vendet perëndimore. Vendet e Ballkanit të propozojnë dhe zhvillojnë zgjidhje inovative dixhitale në përgjigje të sfidave të jetës sonë të përditshme.
Fituesit e Balkathon 3.0
Ekipi Immortelle nga Shqipëria me “Immortelle” – ideja për të ndërtuar një platformë tregtare për bimët mjekësore dhe aromatike, ku fermerët dhe industritë mund të tregtojnë me lehtësi me vetëm disa klikime.
– Ekipi Farmbot nga Serbia me idenë “Soter Rover”. Farmbot është një start-up nga Serbia me idenë për të dizajnuar një platformë robotike multifunksionale, hibride, me një aftësi lëvizjeje autonome për spërkatjen e të mbjellave, duke mundësuar efikasitet më të mirë dhe siguri më të lartë për përdoruesit.
– Ekipi i BeBeep nga Mali i Zi me idenë “Bebeep” për të krijuar një platformë Carpooling në Mal të Zi, duke u mundësuar përdoruesve transport më të lehtë dhe më të rehatshëm dhe kursim parash në udhëtimet, në distanca të gjata, duke ndarë koston.
– Team Eco Solution Research, nga Kosova* me “Pleh organik & Energji e Rinovueshme” – një ide për të krijuar një prototip të plehut organik duke përdorur bio-produkte dhe biokarburantet për të reduktuar humbjen dhe mbeturinat e ushqimit – me qëllimin përfundimtar parandalimin e humbjes, maksimizimi i përdorimit të ushqimit të mbetur dhe minimizimi i mbetjeve ushqimore që përfundojnë në deponi.
– Ekipi i IKS nga Bosnja dhe Hercegovina me “REX – Recycling Extruder” një koncept i një makine riciklimi që transformon kontejnerët PET në material printer 3D, i njohur si filament, duke përmirësuar zgjidhjet e hedhjes së mbeturinave.
– Ekipi i Fabrikës 3D nga Maqedonia e Veriut me “Prodhimin aditiv, ripërdorimin e burimeve dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së produktit si një domosdoshmëri për mjedis më të mirë”, një ide e zhvillimit të një aplikacioni celular që gjurmon vendndodhjen e mbetjeve plastike me qëllim grumbullimin e tij. Duke përdorur aplikacionin, klientët do të jenë në gjendje të zgjedhin vendndodhjen ku kanë lënë mbetjet e tyre të filamentit. Një ide tjetër e ekipit është përdorimi i printerëve 3D.
/abcnews.al