Balerini i parë shqiptar që arriti majat në Amerikë/ Emri i Tony Dovolani pjesë e mediave amerikane dhe suksesit të tij në kërcim

schedule09:34 - 27 Qershor, 2024

schedule 09:34 - 27 Qershor, 2024

Balerini i famshëm shqiptar në Amerikë, Tony Dovolani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC  e Mëngjesit” në ABC News, foli për arritjet e tij në karrierë.

Ai rrëfeu rrugëtimin e tij në Amerikë dhe vështirësitë me të cilat është përballur, si dhe pjesëmarrjen në “Dancing With the Staras”, si dhe në programin e famshëm televiziv të Jimmy Kimmel.

Jam me origjinë nga Dibra e Madhe, por mami nga Prishtina dhe jam lindur dhe rritur atje. Kërcimin  kam nisur që tre vjeç. Në moshën 15 vjeçare kam punuar në Amerikë, kam larë enët.

Kisha mundësi të prezantoja Amerikën në garat botërore në kërcim sportiv. Kam fituar kampionatin botëror dy herë. Nusja ime nuk kërcen, por për gara kam pasur partnere të tjera.

Unë kam trajnuar Jennifer Lopez e Richard Gere. Po ashtu kam kërcyer me Pamela Anderson.

Kam qenë në 22 sezone në “Dancing With the Stars”. Kur e kam fituar për herë të parë, në një dorë kam pasur trofeun dhe në dorën tjetër flamurin shqiptar. Fitoren ia dedikoj Shqipërisë në 100 vjetorin e saj. Si shqiptarë duhet të tregohemi sa më shumë si artistë, intelektualë. Tani jam i ftuar në programin e famshëm televiziv të Jimmy Kimmel.”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!