Balerina interpreton “Liqenin e Mjellmave” në minus 15 gradë Celsius dhe ka një arsye të fortë

schedule17:58 - 8 Mars, 2021

schedule 17:58 - 8 Mars, 2021

Një balerinë ruse nga Teatri Mariinsky e veshur me kostum ka interpretuar një pjesë nga “Liqeni i Mjellmave” së Çajkovskit.

Ajo i ka surprizuar të gjithë, pasi nuk ka zgjedhur skenën e teatrit, gjirin e ngrirë të Finlandës.

Sipas BBC, kjo po cilësohet mënyra e vetme dhe e duhura nga balerina Ilmira Bagrautinova, për të kundërshtuar ndërtimin e një porti në Batareinaya Bay, një plazh i njohur rreth 100 kilometra në perëndim të Shën Petersburgut.

Ndërkohë, ajo ka publikuar videon më internet, teksa vallëzonte -15 gradë Celsius dhe ka deklaruar se me këtë veprim synon t’i shpëtojë mjellmat që rriten në këtë gji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!