Bale: Dua të luaj futboll, Real Madrid po i komplikon shumë gjërat!

schedule23:35 - 2 Shtator, 2020

schedule 23:35 - 2 Shtator, 2020

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, është shndërruar në një lojtar rezervë nga trajneri Zidane, i cili nuk preferon ta ketë në skuadër. Edhe Bale, dëshiron të largohet nga Madridi, por si për ccudi, bashkëpunimi mes dy palëve po vazhdon. Bale, ka pranuar sot se nga një ofertë e duhur, do të largohej, por sipas tij, Real Madrid po i komplikon gjërat.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë, ka akoma shumë kohë para se të mbyllet merkato. Koha do ta tregojë, por mendoj se do të varet nga Real Madrid. Kam provuar të largohem një vit më parë, por kanë bllokuar gjithçka në momentin e fundit. Ishte një projekt që më tërhiqte, por nuk u materializua kurrë.

Ka pasur raste të tjera në të cilat kemi provuar të largohemi, por klubi nuk e ka lejuar ose ka bërë diçka. Varet nga klubi. Dua të luaj futboll, jam akoma i motivuar për të luajtur futboll, kështu që besoj se varet nga klubi. Kontrollojnë gjithçka.

Kam një kontratë, gjithçka që mund të bëj është të çoj përpara atë që po bëj dhe të shpresoj që të vijë diçka. Jam vetëm 31 vjeç, por jam akoma në formë shumë të mirë dhe mund të jap akoma shumë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Varet nga klubi, që po i komplikon shumë gjërat”, u shpreh ylli uellsian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!