Bekim Balaj është rikthyer te goli. Sulmuesi i Sturm Graz ka shënuar golin e dytë në fitoren shtëpiake 4-1 përballë Admiras.
Shkodrani i kombëtares ka dyfishuar shifrat në fillimin e pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 49-të. Ky është goli i katërt në kampionatin austriak për Balajn, i cili golin e fundit e kishte shënuar në fitoren përballë Altach me 1 shtator.
Rrjeta e shqiptarit ka sjellë përplasje dhe tension në fushën e blertë. Miqtë kishin një lojtar të dëmtuar dhe kanë pretenduar për një ndalje loje nga ana e Sturm. Diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe aksioni është konkretizuar me golin e Balajt. /abcnews.al