Balaj: Nuk ndikoi rezultati i Andorrës, me pak kujdes edhe shënonim

schedule23:24 - 17 Nëntor, 2019

schedule 23:24 - 17 Nëntor, 2019

Bekim Balaj, sulmuesi i kombëtares, pas ndeshjes me Francën shprehu keqardhjen për humbjen e pësuar. Në deklaratën e tij për “Supersport” theksoi se duhet të tregojnë më shumë pjekuri në vazhdim, si dhe të lidhen si skuadër.

“Nuk besoj se ndikoi ndeshja me Andorrën. Luajtëm në një stadium të ri me shumë mbështetje të tifozëve, por për fat të keq, nuk ia dolëm të merrnim një rezultat pozitiv.

Të mos harrojmë, përballë kishim Francën dhe duhet ta dimë forcën e tyre. Ekipi duhet të perfeksionojë akoma dhe më shumë marrëdhëniet me njëri-tjetrin në fushë, të njohim lojën e njëri-tjetrit. Kjo kombëtare është në rritje.

Sigurisht që ishte e vështirë të thyenim Francën, kishin mbrojtës shumë të mirë në fushë. Me pak vendosshmëri e kujdes, edhe mund ta gjenim golin”, tha Balaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!