Bakhmut “bie” pas 200 ditësh luftë, Hide: Hera e parë që luftohet kaq gjatë në një qytet pa shumë rëndësi, çfarë fitoi Ukraina

schedule20:37 - 22 Maj, 2023

schedule 20:37 - 22 Maj, 2023

 

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News në lidhje me rënien e Bakhmut u shpreh se për herë të parë në një luftë, luftohet kaq gjatë në një qytet që nuk ka ndonjë rëndësi të madhe strategjike.

Ai shtoi se përderisa Rusia ka pasur humbje të mëdha në këtë qytet, imagjino sa mund të ketë humbur në beteja më të mëdha që nga nisja e luftës, duke aluduar për një numër të frikshëm ushtarësh rusë të vrarë në Ukrainë.

Hide shtoi se edhe pse Zelensky është akuzuar se po humb forca kot në Bakhmut, ai mund të ketë arritur një fitore, që është stresi që mund t’i jetë shkaktuar forcave ruse nga humbjet e mëdha.

|Unë së pari doja të vija në dukje një fakt të rrallë, e vështirë të kemi parë në një luftë që vetëm në një qytet që sa i përket domethënies strategjike ka rëndësi të  vogël, të luftohet kaq gjatë.

Elementi i dytë, nëse ne pranojmë faktin që  kemi një numër të vrarësh dhe plagosur rreth100 mijë dhe nëse pranojmë nga ana tjetër se kemi ushtri prej 1.2 milion ushtarësh dhe nëse vetëm në një betejë të tillë kanë humbur 100 mijë ushtarë, sa kanë humbur në betejën e Azos dhe beteja të tjera më të mëdha.

Nëse të gjithë e kanë akuzuar presidentin ukrainas se ai po harxhonte shumëçka në Bakhmut, e besoj se nga pikëpamja strategjike ka pasur një fitore. I ka kushtuar stres kundërshtarit duke i shkaktuar humbje në njerëz.

Unë mendoj se Bakhmut nuk ka rënë tamam, sepse kemi një riorganizimi rreth qytetit” u shpreh Hide.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!