Bakaj: Ndeshje e madhe ndaj Tiranës, duhet të lej pas emocionet

schedule14:42 - 17 Nëntor, 2021

schedule 14:42 - 17 Nëntor, 2021

Edvan Bakaj, portieri i Dinamos ishte në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme në Kupë ndaj Tiranës, teksa u shpreh se ka emocione kur bëhet fjalë për bardheblutë duke qenë se ka kaluar vite aty.

“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, është e vështirë. Por, kemi luajtur dy ndeshje me Tiranën mes Kupës dhe kampionatit dhe e e dimë ku kemi bërë mirë dhe jo. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër për të arritur objektivin.

Pas çdo humbje është e vështirë, por kemi lojtarë me eksperiencë dhe kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe pushimi na ka bërë mirë. Kam kaluar disa vite shumë të mra aty, është pak emocion por kur fillon ndeshja harrohet çdo gjë”, u shpreh Bakaj./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!