Bakaj: Halili na i bënte penalltitë gola! Me Lirinë humba, tani ia dola edhe falë Zotit

schedule08:59 - 19 Nëntor, 2021

schedule 08:59 - 19 Nëntor, 2021

Edvan Bakaj ishte heroi i Dinamos dje, duke pritur tre penallti kundër Tiranës. Portieri foli direkt në emisionin “Gol pas Goli” dhe tregoi një “sekret” të presidentit Halili, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë kohës që ishte pjesë e bardhebluve.

“Të them të drejtën është penalltia e dytë që kam goditur në karrierë, në ruletën e penalltive, kam goditur edhe një herë në Kosovë me Lirinë kur trajner ishte po Bledi Shkëmbi, por atje nuk u kualifikuam ndërsa këtu u kualifikuam.

Penalltitë më shumë sesa meritë, janë fat, arrita t’ia dal edhe me ndihmën e Zotit. Vinim nga një moment jo i mirë. Pavarësisht se kishim fituar ndeshjen e parë 2-0, u futëm në lojë jo vetëm për ta fituar, por edhe për të mbrojtur rezultatin.

Tirana ka një ekip të ndërtuar për titullin dhe nuk ishte e thjeshtë. Po ju tregoj një sekret, presidenti Halili na gjuante edhe penallti në stërvitje, madje i gjuante aq mirë saqë i bënte edhe gol.

Dua të falënderoj publikisht presidentin Bardhi që është super korrekt me ne dhe jam i sigurt se do ta ngrejë Dinamon në nivelin që ka qenë dikur, ose edhe më lart”, është shprehur Bardhi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!