Nuk mban mend sezon më të vështirë. Nedim Bajrami mund të jetë një futbollist tepër i talentuar, veçse bilanci I këtij edicioni ka qenë me vetëm gjysmën e ndeshjeve të luajtura në Premier Ligën e Skocisë, madje me minutazh qesharak, si dhe jashtë skuadre në Ligën e Europës.
Gjithsesi, trajneri i Gllazgou Rejnxhërsit, Dani Rël, ia dha mundësinë për të qenë titullar për herë të dytë radhazi.
Mesfushori i kombëtares ishte njëri nga më të mirët në fushë në sfidën që Rejnxhërsi e barazoi 2-2 në fushën e Dandi Junajtidit, duke mbetur gjithnjë prapa kreut të renditjes dhe rivalit të madh, Sëlltik.
Bajrami u tregua shumë aktiv duke ndihmuar shokët e duke provuar gjuajtje, ndonëse pati një përqindje faji në golin e dytë të vendasve, po ashtu si lojtarë të tjerë të ekipit.
Gjithsesi, në minutën e 8-të shtesë ai mori përsipër penalltinë që siguroi pikën në Dandi.
Njëzetegjashtëvjeçari u tregua tepër I qetë nga 11 metra larg, ndërsa ky ishte goli I dytë personal këtë sezon pas atij të shënuar në Kupën e Ligës.
Bajrami nuk ishte aspak I lumtur, padyshim për shkak të kohës së gjatë që nuk luan.
“Është e vështirë kur nuk luan sa duhet, por mendoj se kam përvojë të mjaftueshme për të marrë përsipër një penallti. I lumtur që shënova dhe ndihmova ekipin. Mendoj se 3 muajt e fundit ishin të vështirë për mua, por jam stërvitur mirë dhe po prisja për këtë shans. I lumtur për golin”.
Duke mbetur në ishujt britanikë, në fushë doli edhe Armando Broja.
Gjithsesi, sulmuesi i kombëtares pati vetëm 9 minuta në dispozicion, plus kohën shtesë, në ndeshjen që Bërnli e humbi në shtëpi ndaj Kristël Palasit në Premier Ligën angleze. Broja megjithatë iu afrua golit./abcnews.al

