Nedim Bajrami mund të debutojë me Shqipërinë kundër Hungarisë. Mesfushori është stërvitur ditën e sotme me pjesën tjetër të ekipit.
Ai mund të zëvendësojë Keidi Baren të pezulluar më kartonë të verdhë. Risia tjetër te Shqipëria janë largimet e dy lojtarëve.
Ernest Muçi dhe Mario Mitaj lënë kuqezinjtë për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi te Shqipëria U21, që luan më datë 6 kundër Çekisë. / abcnews.al

