Bajrami: Numri im nuk ka rëndësi, ju tregoj porositë e Rejës! S’ka presion te Shqipëria

schedule13:52 - 5 Tetor, 2021

schedule 13:52 - 5 Tetor, 2021

Nedim Bajrami, mesfushori i kombëtares që luan me Empolin, ka dalë para mediave sot dhe flet për duelet që Shqipëria do të luajë kundër Hungarisë dhe Polonisë, më 9 dhe 12 tetor.

“E dimë se do tyë jetë një ndeshje shumë e vështirë në Hungari. Do futemi në fushë me vetëbdësim, pasi i kemi fituar dy ndeshjete  fundit. Duhet ta përgatisim lojën sa më mirë”.

“I kam shënuar dy gola në Serie A, jam mirë, po gëzoj formë të mirë. Nuk mendoj se duhet të kemi presion, duhet të futemi në fushë me ide të qarta, të dimë çfarë të bëjmë”.

“Reja më ka thënë që duhet të punoj edhe pa top, por edhe me topin. Tek Empoli jemi shumë mirë, jemi tre shqiptarë. Shpresoj që edhe Asllani të futet në ekipin e parë aty. Sa i takon numrit në fanellë, nuk është se ka ndonjë rëndësi për mua. Me rëndësi ëshët të futemi në fushë, të japim maksimumin, dhe të fitojmë ndeshjet”.

“Të dyja janë të forta, si Hungaria, ashtu edhe Polonia. Ndeshjet nisin 0-0, i dimë kualitetet tona dhe duhet të përqendrohemi te loja jonë”.

“Duhet të punoj më shumë në mbrojtje dhe pa topin në kombëtare. Tek Empoli punoj më shumë përpara. Goli i parë me kombëtares? Në fund e vendos Reja kush luan, por kur të futem në fushë do të jap maksimumin. Uroj të shënoj gol”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!