Bajrami, “hero” i Rangers/ “Ylli” shqiptar i siguron skuadrës finalen e Kupës: Treguam cilësitë tona

schedule21:56 - 3 Nëntor, 2024

schedule 21:56 - 3 Nëntor, 2024

“Fantazisti” i Kombëtares shqiptare po kalon një moment magjik me skuadrën e Rangers, teksa ka arritur të gjejë një tjetër gol me fanellën e skocezëve.

“Ylli” 25-vjeçar shënoi golin e fitores së madhe në gjysmë-finalen e Kupës së Ligës në Skoci, përballë skuadrës së Motherëell, me Bajramin, i cili merr një pasim perfekt nga Cerny dhe me një goditje potente dërgon topin në rrjetë, duke vulosur fatet e sfidë në minutën e 81’-të, teksa më herë golat ishin shënuar nga Dessers për skuadrën e Rangers dhe Halliday për kundërshtarët.

Pas sfidës “ylli kuqezi” tha edhe disa fjalë për mediat skoceze, ku vlerësoi jo pak përballjen ndaj Celtic në finalen e kompeticionit, teksa foli edhe disa fjalë për golin e shënuar, ku theksoi se tre muaj kanë mjaftuar që të ambientohet te “gjigantët” nga Gllasgou.

“Ne treguam cilësitë tona sot dhe për 90 minuta besuam. Shënuam dy gola të këndshëm dhe në fund jem në finale. Është gjithmonë e vështirë kur pëson gol ndaj skuadrash të tilla, por ne treguam durim në pjesën e dytë.

Mund të shënonim edhe më shumë gola në pjesën e dytë dhe kjo është mënyra se si duhet të luajmë. Kemi ende kohë nga tani e deri te finalja ndaj Celtic, por mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe ndaj jam i entuziazmuar.

Goli? Ky ishte një kundërsulm i mirë dhe një pasim i mirë nga Cerny gjithashtu, mendoj se ishte edhe një finalizim i mirë nga unë dhe se po mundohem të ndihmoj ekipin në çdo ndeshje., Po mundohem t’i marrim ndeshje pas ndeshje, pasi kemi shumë të tilla përpara. Pas tre muajsh këtu po ndjehem mjaft mirë me shokët e skuadrës dhe mundohem të ndihmoj me gola dhe asiste.

Në duhet të nisemi nga kjo fitore dhe të vazhdojmë këtë rrugë, pasi na presin shumë ndeshje, kemi tani Olympiacos dhe do të shkojmë atje të japim më të mirën dhe të fitojmë”,- u shpreh Bajrami. /i.m /abcnews.al