Bajamet mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve, sa duhet të hani

schedule23:42 - 25 Nëntor, 2022

schedule 23:42 - 25 Nëntor, 2022

Ndër frutat e thata, bajamet janë më të njohura në botë. Ato janë shumë ushqyese dhe të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, vitamina dhe minerale

Janë të shijshme për t’u ngrënë, por rezulton se janë të mira për përmirësimin e shëndetit, kur bëhet fjalë për përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ky rezultat vjen nga studiuesit e ‘King’s College’.

Studiuesit nga ‘King’s College’ në Londër kanë hetuar ndikimin e bajameve të plota dhe të bluara në përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ata zbuluan se ngrënia e një grushti bajame çdo ditë rrit ndjeshëm prodhimin e butiratit, një acid yndyror që promovon shëndetin e zorrëve.

“Një pjesë e mënyrës në të cilën mikrobiota e zorrëve ndikon në shëndetin e njeriut është për mes prodhimit të acideve yndyrore, siç është butirati”,- tha autori kryesor, profesor Kevin Whelan. “Këto molekula veprojnë si një burim karburanti për qelizat në zorrën e trashë. Ato rregullojnë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese në zorrë dhe ndihmojnë në balancimin e sistemit imunitar”.