Bairou: Nëse nuk kemi një qeveri deri në Krishtlindje, do të jemi në greminë

schedule11:25 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 11:25 - 20 Dhjetor, 2024

Qeveria deri në Krishtlindje duhet të jetë formuar, dëshiron kryeministri i emëruar francez, Francois Bayrou.

Madje, ai ka treguar se kërkon që Ministri i Brendshëm në detyrë, Bruno Retagio të mbetet në qeveri.

“Nëse nuk ia dalim këtë herë, do të jetë ndalesa e fundit përpara se të arrijmë në greminë,” tha Bairou të enjten.

Bairou tha gjithashtu se shpreson të ketë një buxhet gati deri në mes të shkurtit, ndërsa përpiqet të shmangë fatin e paraardhësit të tij Michel Barnier, qeveria e të cilit u rrëzua mes një reagimi të ashpër mbi masat e tij fiskale.

“Shpresoj të kem një buxhet deri në mes të shkurtit,” tha Bayrou për televizionin France 2.

Bairu u shpreh se do të mbante të hapur opsionin e përdorimit të klauzolës parlamentare 49.3, ose kompetencave të veçanta kushtetuese për të shtyrë buxhetin përmes parlamentit nëse do të dukej se partitë opozitare po përpiqeshin ta bllokonin atë.

“Nuk do të përdor 49.3 nëse nuk bllokohet plotësisht buxheti”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!