Baiae, qyteti “mëkatar” i Romës së Lashtë i zhytur në det

schedule19:48 - 31 Gusht, 2020

schedule 19:48 - 31 Gusht, 2020

Baiae, i njohur si “Las Vegasi” i epokës së Perandorisë Romake, është eksploruar nga turistët për vite me radhë. I ndodhur në Gjirin e Napolit në Itali, qyteti antik humbi nën ujë për shkak të shpërthimit vullkanik, duke fundosur nivelin tokësor dhe duke lënë rrënojat nën ujë.

Autorët antikë e përshkruanin qytetin si Romën e vogël, një vend në të cilin të pasurit dhe të fuqishmit kryenin punët e tyre të paligjshme. Por, aktiviteti sizmik bëri që pjesa më e madhe e këtij vendi “mëkatar” të zhytej si një varr ujor, ku ndodhet edhe sot, shkruan abcnews.al.

Megjithatë, interesi i turistëve për ta vizituar këtë vend ka qenë jashtëzakonisht i madh, për t’u zhytur në ujë dhe për të “lexuar” historinë e një qyteti pesë shekullor. Por, të qenit nën ujë sjell sfida të tjera për artefaktet, veçanërisht ato mbrohen nga shtresat e rërës.

Ekspertët kanë testuar dronë nënujorë si dhe sensorët wireless për t’ju ardhur në ndihmë arkeologëve, për të kuptuar më shumë mbi aktivitetin sizmik në këtë zonë, si dhe për të dërguar imazhe në kohë reale nga mjedisi nënujor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!